Arifi: Flitet se VV-ja ka krijuar rreth 40 mijë faqe anonime në Facebook për të na sharë e fyer

Opinionisti Avni Arifi tha në emisionin “Rubikon” pas ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet është folur për krijimin e dhjetëra mijëra profileve anonime në rrjete sociale.

Arifi tha se bëhet fjalë për rreth 40 mijë profile të rreme në Facebook, të cilat, siç u shpreh ai, dyshohet se janë përdorur për sulme, sharje dhe fyerje ndaj kundërshtarëve politikë dhe figurave publike.

Sipas tij, për këtë kanë folur edhe njerëz që kanë qenë pjesë e Vetëvendosjes, duke shtuar se persona të caktuar janë paguar për të bërë komente denigruese në rrjete sociale.

“Prej ardhjes së Vetëvendosjes, ka fjalë që edhe Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar rreth 40 mijë faqe anonime në Facebook, flitet nga njerëz që kanë qenë në Vetëvendosje që paguhen njerëz me para, për të na shajtur e për të na fyer. Fyerjet më të rënda ndaj çdo kujt, ndaj çdo vlere”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit