Është ndarë nga jeta zyrtari i Policisë së Kosovës, Blerim Haxhiu.
Lajmi është bërë i ditur nga Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku është shprehur ngushëllim për familjen, kolegët dhe gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet se humbja e tij është pritur me pikëllim të madh brenda institucionit policor.









