Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Rama shprehu dhimbjen për ngjarjen e rëndë dhe u bashkua me lutjet për shërimin e fëmijës së tretë, i cili po trajtohet në Spitalin e Traumës.
“Sapo kemi mbërritur në Jerevan të Armenisë për samitin e Komunitetit Politik Europian dhe mora lajmin për tragjedinë e rëndë, ku dy fëmijë humbën jetën, ndërsa një tjetër po lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti i bekoftë dy shpirtrat e vegjël dhe u dhëntë forcë prindërve për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Bashkohem në lutje për shërimin e fëmijës në spital”, ka shkruar Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në një vizitë në Jerevan të Armenisë, ku po zhvillohen takimet e Komunitetit Politik Europian.









