Faton Ramadani publikon pretendime të reja për rastin Kiqina pas 24 vitesh

Faton Ramadani ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke ngritur pretendime dhe dyshime të reja lidhur me rastin e Blerim Kiqinës, më shumë se dy dekada pas ngjarjes.

Në reagimin e tij, Ramadani thekson se e vërteta po del në dritë pas 24 vitesh, duke përmendur se Kiqina ka dhënë deklarata të ndryshme dhe kontradiktore ndër vite. Ai shton se Kiqina kishte qenë edhe i arrestuar për dëshmi të rreme, për çka, sipas tij, kishte dijeni edhe familja.

Sipas Ramadanit, në ditën kritike, nga ora 08:00 deri në 16:00, Kiqina dyshohet se kishte bashkëpunuar me një person tjetër për të përgatitur deklaratën e tij. Ai pretendon se kjo dëshmi nuk përputhet me vendin e ngjarjes dhe përfshin mbi 15 persona, ndërsa rasti ishte mbyllur vetëm me katër të akuzuar.

Ramadani ngrit dyshime se përmes kësaj dëshmie të kontestueshme mund të jenë përfshirë persona të pafajshëm dhe të jetë mbuluar e vërteta e plotë e rastit.

Në fund të reagimit të tij në Facebook, Faton Ramadani shkruan:
“Pas 24 viteve, e vërteta po del në dritë. Dëgjoni, analizoni dhe vlerësoni vetë – drejtësia duhet të dalë në pah.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit