Kreu i LDK-së nderon “Katanën” në vendlindjen e tij, mes bashkëvendësve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në Zhegër për të përkujtuar ditëlindjen e heroit Agim Ramadani.
Në një postim, Abdixhiku ka theksuar se atmosfera në vendlindjen e Ramadanit e bën përkujtimin edhe më domethënës.
“Në vendin e tij, gjithçka tingëllon më afër. Sepse këtu nisi rruga e një djali që u bë simbol për të gjithë ne”, ka shkruar ai.
Abdixhiku ka nderuar figurën e Ramadanit, i njohur si “Katana”, duke vlerësuar jetën dhe kontributin e tij për lirinë e vendit.
Përkujtimi është zhvilluar mes banorëve të Zhegrës, vendi nga ku nisi rrugëtimi i njërit prej figurave më të njohura të luftës së Kosovës.









