Kjo është gruaja që ndërroi jetë në Podujevë – familjarët kërkojnë obduksion për zbardhjen e rastit

Një rast i vdekjes së papritur ka ndodhur në Podujevë, ku një grua ka humbur jetën pasi është dërguar në Urgjencën e Qytetit.

Bëhet fjalë për Elfie Haziri, 44-vjeçare nga fshati Repë, e cila është sjellë në gjendje të rëndë në emergjencë, ku sipas mjekut kujdestar është konstatuar vdekja e saj.

Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2026, rreth orës 16:00. Sipas informacioneve fillestare mjekësore, dyshohet se viktima mund të ketë pësuar një sulm, megjithatë rrethanat e sakta mbeten ende të paqarta.

Familjarët kanë kërkuar që të kryhet obduksioni, me qëllim të sqarimit të plotë të shkaqeve të vdekjes.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetimore, ndërsa në konsultim me Prokurorin kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit