Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh nga kati i parë i një shtëpie.
Bëhet fjalë për Valdete Shkreli, 49-vjeçare, e cila është gjetur nga familjarët e shtrirë në tokë, me lëndime të rënda në kokë.
Rasti ka ndodhur më 2 maj 2026 rreth orës 06:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, të cilët e kanë transportuar fillimisht në emergjencën në Mitrovicë.
Për shkak të gjendjes së rëndë, ajo është dërguar më pas në QKUK – Reparti i Neurokirurgjisë, por gjatë ditës gjendja e saj është përkeqësuar dhe rreth orës 15:00 ka ndërruar jetë.
Në konsultim me Prokurorin e Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetimet janë në vazhdim.









