Sonte në Prishtinë po mbahet edhe nata e dytë e dasmës së Luanit, djalit të Shkëlzen Haradinajt.
Në dasëm po marrin pjesë shumë fytyra të njohura të estradës si Shkurte Fejza, Meda, Ermal Fejzullahu, Sinan Vllasaliu e të tjerë.
Gjithashtu të pranishëm janë edhe Rifat Jashari e Ali Ahmeti, të cilët shijojnë momentin kur Shkurte Fejza këndon këngën kushtuar Adem Jasharit.









