“I shkoj në xhami …”, pse u arrestua ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berisha dhe çfarë thotë hoxha i Xhamisë së Madhe

Një konflikt familjar që kishte kohë që ziente në heshtje ka përfunduar me arrestim në Prishtinë.

Durim Berisha(ish-këshilltari i kryeministri në detyrë, Albin Kurti), rreth 38-vjeçar është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe detyruar kunatin e tij, Sami Fetahin, rreth 42-vjeçar, përmes mesazheve kërcënuese dhe presionit të vazhdueshëm lidhur me një kontest civil.

Sipas informacioneve, i dyshuari nuk është ndalur vetëm me mesazhe – ai kishte shkuar edhe te vendi i punës së ankuesit, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku kishte tentuar ta përballë dhe ta shqetësojë.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se, pavarësisht paralajmërimeve, i dyshuari ka vazhduar me të njëjtën sjellje, çka ka bërë që rasti të kalojë nga shënim zyrtar në procedurë penale dhe të përfundojë me ndalim.

Në anën tjetër, hoxha i Xhamisë së Madhe, ku punon ankuesi, ka konfirmuar se situata kishte krijuar shqetësim, duke theksuar se:

“Ka pasur tension dhe shqetësim të panevojshëm në ambient pune. Ne jemi për qetësi dhe mirëkuptim, jo për konflikte të tilla.”

Avokati i Berishës, Ngadhnjim Makolli ka pretenduar se Berisha u arrestua pas denoncimeve në Facebook rreth dyshimeve për keqpërdorim seksual në BIK.

“Policia me Urdhër të Prokurorit, ka ndaluar për 48 orë klientin tim, Durim Berisha. Ky ndalim vjen pas denoncimit publik në Facebook rreth dyshimeve për keqpërdorim seksual në BIK”, ka shkruar avokati.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, Berisha është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet si “Ngacmim dhe detyrim”.

Hetimet janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit