Një postim i fundit në Instagram nga Kanye West ka “shpërthyer” rrjetin, duke u bërë viral brenda pak orësh dhe duke ndezur diskutime pa fund.
Në foton që po qarkullon kudo, shihet Drake teksa i dorëzon reperit amerikan xhupin e kuq me shqiponjën e zezë, një simbol që për shqiptarët peshon më shumë se moda.
Detaji që e bën edhe më intriguese këtë moment? Drake është parë më herët me të njëjtin xhup në një nga videot e tij muzikore, çka i shton akoma më shumë mister marrëdhënies së reperit me vendin e Shqiponjave
Dy superyje globalë, një simbol kombëtar dhe një foto e vetme mjaftuan për të ndezur reagime zinxhir. Nga krenaria te surpriza, fansat, shqiptarë dhe të huaj, po e kthejnë këtë moment në një nga më të komentuarit e ditëve të fundit.









