Tragjike | Vetëvrasje në Piranë të Prizrenit – gruaja gjendet pa shenja jete pranë armës

Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit, ku një grua është gjetur pa shenja jete.

Ngjarja është raportuar sot, rreth orës 12:05, nga bashkëshorti i saj, i cili ka njoftuar Policinë se gruaja e tij dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë hasur në viktimën L.A., rreth 43-vjeçare, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj.

Sipas informacioneve fillestare, pranë trupit është gjetur edhe një armë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur nga viktima.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve të stacionit dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë siguruar vendin dhe kanë nisur ekzaminimet.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa për detaje shtesë pritet raporti i mëtejmë nga autoritetet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit