Stresi thumbon hapur artistët e rinj, lavdëron Noizyn dhe vetën

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, nuk ka ngurruar asnjëherë të shprehë mendimin e tij hapur dhe pa filtra, sidomos kur bëhet fjalë për industrinë e muzikës dhe konkurrencën. Së fundmi, ai ka shkruar një mesazh ironik gjeneratës së re të artistëve që po bëjnë emër në treg.

Përmes një postimi të fundit në Instastory, ku shfaqet në një foto përkrah Noizyt, Stresi ka lëshuar një deklaratë të qartë që thekson dominimin e tyre shumëvjeçar në skenën e hip-hopit shqiptar.

Duke ironizuar fjalët që dëgjon shpesh lart e poshtë nga emrat e rinj të muzikës, ai ka shkruar: “Kam dëgjuar shumë artistë këtej andej ‘ne jemi brezi i ri, s’ka më të tjerë!!!’” Me këtë, Stresi thekson se për të dhe kolegët e tij të vjetër, këto deklarata nuk kanë asnjë peshë.

Pjesa më epike dhe therëse e postimit vjen më pas, ku me doza të forta sarkazme, ai u uron atyre suksese për t’u bërë si yjet botërorë, por iu tregon edhe “kushtin” e vetëm se kur mund ta marrin vërtet drejtimin e skenës shqiptare.

“Unë ju uroj suksese, inshalla bëheni si Drake, si 50 Cent… por kur të ndërrojmë jetë, atëherë jeni të lirë të merrni skenën,”  përfundon reperi, duke bërë të qartë se froni i repit shqiptar është ‘i zënë’ dhe nuk lëshohet për aq kohë sa ata janë ende aktivë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit