Federata e Futbollit e Kosovës ka prezantuar fanellat e reja të Kombëtares, të prodhuara nga Adidas, të cilat do të përdoren në ciklin e ri të garave evropiane.
Sipas FFK-së, dizajni i ri është i personalizuar dhe reflekton identitetin e përfaqësueses së Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit me UEFA-n dhe programin e veshjeve sportive për federatat kombëtare.
Fanellat e reja pritet të përdoren për dy sezonet e ardhshme, duke synuar rritjen e standardeve dhe prezantimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.









