Gani Geci me lutje: Ju që dikur ishit me Vjosa Osmanin, kthehuni në LDK!

Gani Geci, ish-deputet i LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet brenda LDK-së.

Geci ka pasur një lutje për të gjithë që dikur ikën nga LDK-ja bashkë me Vjosa Osmanin, ish-presidente e Kosovës.

Ai ka shkruar se ata që ishin me Osmani, duhet të kthehen në LDK.

Postimi i plotë:

Bashkimi i të djathtëve rreth LDK-së po krijon frikë dhe panik te e majta e ndarë në PDK dhe LVV. Pikërisht në kohën kur kemi më së shumti nevojë për unitet, dalin zëra që çojnë ujë në mullirin e kundërshtarëve tanë politikë.

Të bashkohemi, ne anëtarët e thjesht të LDK-së së Presidentit Rugova! Një për të gjithë e të gjithë për një. Vetëm të bashkuar mund të ecim përpara.

Ju që dikur ishit me Vjosa Osmanin, kthehuni në LDK. LDK është shtëpia juaj politike dhe vendi ku mund të kontribuoni për të djathtën.

Sot është momenti të mbyllen dyert për çdo agjendë që e dobëson LDK-në, të paktën deri pas zgjedhjeve. Ta ngrisim LDK-në, e pastaj ka vend për të gjithë ndoshta edhe për fraksione, nëse lind nevoja pas zgjedhjeve.

Majtizmi tek të djathtit gjithmon ka gjetur nga një “cung” për t’i shkurtuar nacionalistët një nga një; tani cung i fundit për t’i goditur të djathtit e LDK-së brenda LVV-së ka mbetur Donika Gërvalla. Po i them Donikës: mos harro se kur të harxhohen drutë, radha vjen edhe për ty, edhe pse e di për ty që ti në fund mund të bëhesh bisht i sëpatës.

Pas zgjedhjeve mund të uleni dhe të bisedoni hapur, secili me secilin, për të ardhmen dhe forcimin e përbashkët.

Po e them këtë si një anëtar i thjeshtë dhe mbështetës i LDK-së. Nuk jam as anëtar i Këshillit dhe as i Kryesisë, por besoj fuqishëm në programin e djathtë të LDK-së. E djathta sot ka nevojë për bashkim dhe ngritje, jo për përçarje apo agjenda të huaja brenda saj.

Në Kuvendin e fundit të LDK-së, më 31 janar 2026, kjo ishte pyetja që mori përgjigje. Tani, sipas statutit të LDK-së dhe jo sipas agjendave të tjera, mbetet të presim kuvendin e radhës për përgjigjet e radhës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit