Vdes pas një viti në komë viktima nga Ferizaj, i dyshuari nga Shqipëria ende në arrati

Një person ka vdekur në Spitalin e Prizrenit të enjten (30 prill), i cili po trajtohej në gjendje kome si pasojë e një rasti të ndodhur rreth 1 vit më parë në Ferizaj.


Sipas njoftimit të Policisë në raportin 24-orësh, shkaktari i dyshuar i këtij lëndimi është një shtetas i Shqipërisë, i cili ende gjendet në arrati.

“Ferizaj / 26.05.2025-19:20. Lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë në gjendje kome duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, me 30.04.2026 ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa i dyshuari shtetas i Shqipërisë gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia.


Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor me pasoja vdekje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit