Është arrestuar personi i dyshuar lidhur me ngjarjen tragjike në fshatin Meqë të Gjakovës, ku një punëtor humbi jetën në vendin e punës, mëson Sinjali.
I arrestuari është Ismet Lataj rreth 59 vjeç, i cili dyshohet për përfshirje në rastin ku viktima Sadri Lokaj rreth 52 vjeç u zë nga një kamion, duke pësuar lëndime fatale.
Ngjarja ndodhi më 30 prill 2026 rreth orës 09:50, ndërsa mjeku në vendin e ngjarjes konstatoi vdekjen rreth orës 10:00.
Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.









