E rëndë| Fund tragjik në Malishevë – 52-vjeçari gjendet i varur në garazh, rasti nën hetime

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Bellanicë të Malishevës, ku një person është gjetur pa shenja jete në pronën e tij.

Ngjarja është raportuar më 30 prill 2026 rreth orës 15:50, në rrugën “Lavdia e UÇK-së”, ku sipas informacioneve, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u varur në një aneks/garazh.

Viktima është identifikuar si Veli Hoxha (52-vjeç).

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, njësia e hetimeve dhe ekipi emergjent, ku mjeku ka konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe zyrtarë të lartë policorë, ndërsa rreth orës 17:40 ka arritur edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore.

Trupi i pajetë është tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit