E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 51-vjeçar në shtëpinë e tij në Bellanicë të Malishevës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku një 51-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë.

Lajmin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi zyrtarja për informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, e cila bëri të ditur se mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Më datën 30 prill 2026, rreth orës 15:50 është raportuar se një mashkull kosovar, rreth moshës 51 vjeç, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë, Malishevë. Të gjitha njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje po ashtu dhe personeli mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit.”, , tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit