Caktohet data e zgjedhjeve të reja, ja kur mbahen

U.D. presidentja, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë të zgjedhjeve të reja, pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin.

Ajo tha se, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe se në linjë me përgjegjësitë kushtetuese ka zhvilluar takime me përfaqësues institucionalë dhe partiakë për organizimin e procesit zgjedhor.

“Pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur presidentin, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi konsiderohet i shpërndarë. Në linjë me përgjegjësitë kushtetuese, kam pritur në takim kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, me të cilin biseduam për aspektet organizative. Ndërsa sot përmbylla takimin me drejtuesit e partive politike. Ishin të ftuar 17 parti politike, ishin të pranishëm 15 prej tyre. Dëgjova propozimet e partive”, tha ajo.

Haxhiu shtoi se vendimi është marrë pas vlerësimit të afateve dhe nevojave organizative të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Pas vlerësimit të afateve, nevojave organizative të KQZ-së, kam vendosur që zgjedhjet të mbahen më 7 qershor. Kjo nuk është ajo që qytetarët kanë dashur, sepse ata presin përbashkim. Po vonohemi në shumë reforma, pa asnjë nevojë. Shumë punë kemi para vetes, dhe nuk e kemi komoditetin për të humbur kohë”, tha Haxhiu.

Edhe partitë politike janë dakorduar që zgjedhjet e reja të mbahen më 7 qershor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit