Serwer: Mendoja se Osmani ishte një presidente e mirë, por duket që thyerja me Kurtin ishte e pakapërcyeshme

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme në javën e fundit të majit apo në javën e parë të qershorit, pasi partitë politike s’kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët sa i përket asaj se kush duhet të jetë president i vendit.

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, s’kishte pranuar që të përkrahte Vjosa Osmanin edhe për një mandat të dytë, duke provuar që të gjente një zgjidhje tjetër përmes negociatave me partitë opozitare.

Profesori amerikan i Johns Hopkins University, Daniel Serwer, i cili përcjell aktivisht zhvillimet politike në Kosovë, në një përgjigje ka thënë se Vjosa Osmani do të ishte një presidente e mirë, megjithatë sipas tij, duket se përçarja mes saj me liderin e VV’së Albin Kurtin ka qenë e pakapërcyeshme.

“Mendova se Vjosa Osmani ishte një presidente e mirë. Por përçarja midis saj dhe Kryeministrit duket se ka qenë e pakapërcyeshme. Nga do të kishin ardhur votat për një mandat të dytë?”, thotë Serëer.

Sa i përket negociatave për president të bëra mes partive politike dhe asaj nëse Kurti do të duhej të lëshonte pe për pozitën e presidentit, Serwer thotë se kjo është një çështje për Kurtin dhe shton se kur e ke shumicën është shumë e vështirë ta ndashë pushtetin.

“Ky është një vendim për Kryeministrin, jo për mua. Ndarja e pushtetit kur ke shumicën nuk është e lehtë”, ka thënë Serwer.

Në fund, profesori amerikan thotë se zgjedhjet e treta brenda në më pak se dy vite i duken të tepërta dhe tregojnë që ka mungesë fleksibiliteti në të gjitha anët.

“Gjëja e rëndësishme është të ruhen institucionet dhe të vazhdohet në një mënyrë të saktë ligjërisht. Më duket se kjo po ndodh.Imazhi i Kosovës do të dëmtohet pak, por kjo riparohet lehtësisht sapo të zgjidhet nyja politike”, ka thënë Serwer.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit