A dhanë dorëheqje Kujtim Shala e Gazmend Muhaxheri, LDK: Nuk ka dorëheqje – fabrikojnë përçarje që nuk ekzistojnë

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dalë me reagim, ku kanë mohuar raportimet për dorëheqjen e Kujtim Shalës dhe Gazmend Muhaxherit nga kjo parti.


Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Jehona Lushaku Sadriu, i ka cilësuar këto raportime si shpifje, duke theksuar se nuk ka dorëheqje nga LDK.

“Kur nuk kanë argumente, shpifin, dhe kur nuk kanë mbështetje, fabrikojnë përçarje që nuk ekzistojnë. Nuk ka dorëheqje nga LDK, por ka vetëm një të vërtetë që i tremb: bashkimi i së djathtës po bëhet realitet”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

Sipas Lushaku-Sadriut, “kjo është dëshmi e frikës së madhe që ekziston nga bashkimi i së djathtës rreth LDK-së e rritja potenciale e saj”.

“Ata që e sollën vendin në kriza politike, në panik, tentojnë ta mbulojnë dështimin me propagandë të ultë. Kosova ka nevojë për një bashkim të së djathtës; një vizioni zhvillimor e patriotik; një shpëtim të vendit tonë nga krizat! Prandaj sa më shumë sulme, aq më i madh bashkimi”, thuhet në postimin e saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit