Shefi i kabinetit të Latifit mohon aderimin ne AAK të dhëndrit të Vlora Çitakut – ishte mysafir

Edon Cana, kryetari i Degës së PDK-së në Rahovec, nuk ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur Ardit Halilaj, shef i Kabinetit të Smajl Latifit, kryetarit të komunës.

Gjatë ditës së djeshme, Edon Cana, i cili është dhëndër i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, është parë prezent në Kuvendin Zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Rahovec.

Prezenca e Canës në kuvendin e AAK-së lidhet me një aderim potencial të tij në partinë e Ramush Haradinajt, por lajmi është mohuar nga zyrtarët pranë kryetarit Smajl Latifi.

Ardit Halilaj, funksionar i AAK-së në Rahovec dhe këshilltari më i afërt i Latifit, tha të mërkurën në një koment në Facebook se Cana mori pjesë në Kuvendin e AAK-së në Rahovec në cilësinë e mysafirit.

“Edon Cana ka qenë i ftuar si mysafir në kuvendin zgjedhor, ashtu si edhe kryetarët e degëve të partive të tjera në Rahovec”, tha Halilaj, duke mohuar aderimin e Canës në PDK.

Edon Cana garoi për kryetar të Komunës së Rahovecit nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e fundit lokale vitin e kaluar.

Para se të garonte në zgjedhje, ai kishte shërbyer si ambasador i Kosovës në Bullgari gjatë periudhës kur PDK-ja udhëhiqte me diplomacinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit