Avdyli: Rritja e Kurtit erdhi nga bashkëpunimi me Vjosa Osmanin

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se rritja e kryeministrit Albin Kurti në politikë nuk është vetëm meritë e tij, duke theksuar se erdhi nga bashkëpunimi me Vjosa Osmanin.

“Askush nuk mund të thotë sot që kjo rritje enorme e Albin Kurtit është vetëm meritë e tij. Është meritë e madhe, por nuk është vetëm e Kurtit,” ka thënë Avdyli.

Ai ka shprehur keqardhje për, siç tha ai, zhgënjimin e qytetarëve që kishin besuar në bashkëpunimin politik mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Sipas tij, mospropozimi i Osmanit për presidente ka ndikuar në prishjen e besimit të një pjese të elektoratit.

“Na ka prishur besimin mua dhe qindra mijëra votuesve që kanë besuar në binomin Albin–Vjosa,” u shpreh ai.

Avdyli theksoi gjithashtu se Kurti kishte pasur fuqinë politike për ta nominuar Osmanin, duke kritikuar mënyrën se si është trajtuar çështja e kandidaturës së saj.

Ai e cilësoi si nënçmim ndaj Osmanit idenë që ajo të jetë kandidate vetëm për të siguruar kuorum në procesin zgjedhor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit