Çitaku: Kurti i dërgoi mesazh Hamzës në mbrëmje, i ka shkruar…

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se beson që qytetarët e Kosovës përfundimisht do ta kuptojnë që Albin Kurti është person që nuk di dhe nuk do të qeveris, por dëshiron të sundojë.

Ajo tha se rezultati nga zgjedhjet e ardhshme do të ndryshojë.

Çitaku ndërkaq dha detaje nga prapaskenat e takimeve mes Hamzës dhe Kurtit.

“Nuk ka pasur kërkesë për takim në orën 21:00, por Kurti i ka shkruar kryetarit të PDK-së për t’ia kërkuar mbështetjen për zonjën Feride Rushiti. Në WhatsApp i ka shkruar. I ka shkruar, ‘Ju ftoj që ta mbështesni zonjën Feride Rushiti’. Ne ia kemi bërë të qartë zotit Kurti që komunikimin tash e tutje e bëjmë vetëm formalisht”, theksoi ish-deputetja Çitaku ne Rubikon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit