Vdekja e 43-vjeçarit në vendin e punës në Gllaviçicë të Pejës, deklarohen nga Prokuroria

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një person ka humbur jetën gjatë punës.

Viktima është Beqir Vokshi, rreth 43-vjeçar, ndërsa rrethanat që çuan në këtë fund tragjik mbeten ende të paqarta.

Përveç Policisë, raportimin e ka konfirmuar edhe Prokuroria në Pejë, ku kanë bërë të ditur se viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Dy prokurorë të shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka humbur jetën një person. Bëhet fjalë për një punëtor i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën. Në vendin e ngjarjes janë edhe shefi i drejtorisë rajonale të Pejës dhe hetuesit policorë, së bashku me Inspektoratin e Punës, duke i kryer ekzaminimet e nevojshme. Viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit