E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Zhabari i Mitrovicës

Është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ajet Uka, njëherësh kryeplaku i grupit “Shqiponjat e Arta”.

I ndjeri ishte nga Zhabari i Mitrovicës, ndërsa kryetari i grupit, Isuf Hoti shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen.

“Baca Ajet ishte frymëzim për ne, si gjatë luftës ashtu edhe pas saj. Ai ishte mburoja jonë dhe njeriu që gjithmonë u përkujdes për ne në çdo situatë e rrethanë. Ai ishte pjesë e grupit gjatë vitit 1998 në Shqipëri për sigurimin e armatimit. Më 17.07.1998, ramë në pritën e forcave serbe. Baca Ajet tregoi guxim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme në ato momente të vështira”.

“Baca Ajet ishte gjithashtu njeri shumë i afërt me Bekim Berishën – Abejën dhe me Bedri Shalën. Bacën Ajet do ta kujtojmë përherë me mall dhe krenari. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, o trim! Ngushëllime të sinqerta familjes Uka dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit