Disa kongresistë amerikanë dalin me nismë për t’ia vënë emrin e Eliot Engel Ambasadës në Kosovë

Kongresmeni Ritchie Torres dhe përfaqësuesit Gregory W. Meeks,Michael McCaul dhe Brian Mast, të cilët pasuan përfaqësuesin Eliot Engel si kryetar të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë iniciuar një legjislacion për të emëruar ndërtesën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kosovë, si “Ndërtesa Eliot L. Engel”.


Siç thuhet në njoftim, kjo përpjekje dypartiake synon të nderojë trashëgiminë e mbështetjes së përfaqësuesit Engel për popullin e Kosovës.

“Jemi mirënjohës ndaj anëtarëve të Kongresit për sponsorizimin e legjislacionit për të riemërtuar ndërtesën e Ambasadës Amerikane”, kanë deklaruar nga familja Engel.

“Ne pamë përpjekjet e tij të bënin një ndryshim për miliona kosovarë dhe jemi të nderuar që ambasada për të cilën ai preu shiritin mund të mbajë emrin e tij. Është një homazh i përshtatshëm për angazhimin e tij për forcimin e lidhjeve të forta midis popullit të Kosovës dhe kombit tonë.”, kanë shtuar ata.

“Eliot Engel nuk ishte thjesht një Anëtar i Kongresit; ai ishte një hero për shumë njerëz”, ka deklaruar Torres.

“Jetët e qindra mijëra njerëzve u shpëtuan nga avokimi i tij i palëkundur. Ai luajti një rol kyç në mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi në duart e regjimit vrasës të Slobodan Millosheviqit. Për dekada të tëra, ai ishte një institucion në Bronx dhe një luftëtar i egër për pavarësinë e demokracisë më të re në botë: Kosovës. Trashëgimia që ai lë pas do të zgjasë për brezat që do të vijnë dhe ky legjislacion do të sigurojë që puna e tij të nderohet me të drejtë përgjithmonë.”, ka shtuar Torres.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit