Tragjedi në Gjakovë: Humb jetën 68-vjeçari në vend, u përplas me motoçikletë në shtyllë betoni

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në fshatin Raqe të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën në vendngjarje.

Ngjarja ka ndodhur më dje, rreth orës 14:20, në aksin rrugor Moglic–Dol. Viktima, Pashk Radi, rreth 68-vjeçar, po drejtonte një motoçikletë të tipit “Sum Orbit”, pa targa, kur në një segment me kthesa nuk ka arritur ta përshtatë shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Si pasojë, ai ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur fuqishëm në një shtyllë elektrike betoni në krahun e majtë të rrugës.

Nga plagët e rënda të marra, Radi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Gjakovë, i cili ka dalë në vendin e aksidentit.


Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për procedura të mëtejshme.

Rasti është iniciuar si vetë-aksident trafiku me fatalitet dhe hetimet janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit