Nga 46 vende pune të inspektuara, ndalohen punimet në 17 prej tyre

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në 17 vendpunishte, në ditën e 12-të të aksionit të inspektimeve që po zhvillohet në gjithë territorin e Kosovës.

Aksioni është ndërmarrë me vendim të Ministrisë së Punës dhe po fokusohet në sektorët me rrezikshmëri të lartë. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë realizuar 46 inspektime dhe 37 ri-inspektime.

“Në 17 vendpunishte u ndaluan punimet, ndërsa në 9 sosh u lejuan”, bëhet e ditur në informacionet e publikuara.

Në përfundim të aksionit, të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve janë procesuar automatikisht në Gjykatat për kundërvajtje, në përputhje me shkeljet e konstatuara.

Gjatë inspektimeve, Inspektorati ka shqiptuar 20 vërejtje dhe ka regjistruar 14 raste të eliminimit të parregullsive.

Ky aksion i jashtëzakonshëm 15-ditor vjen në një kohë kur shqetësimi për sigurinë në vendin e punës mbetet i lartë. Që nga fillimi i vitit, në vendin e punës kanë humbur jetën 9 punëtorë, ndërsa rasti i fundit është shënuar javën e kaluar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit