Rushiti: Kandidimi për president ishte edhe kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë, s’jam ndjerë se jam pjesë e kalkulimeve

Ish-kandidatja për presidente, Feride Rushiti, është deklaruar në një konferencë për media pasi dështuan të gjitha përpjekjet për zgjedhjen e të parit të vendit.

Rushiti në konferencë deklaroi se kandidimin ia kërkuan anëtarët e shoqërisë civile, të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Me bindjen se jam një figurë e cila është unifikuese. Kërkesa për presidente më ka ardhë nga anëtarë të shoqërisë civile, nga të mbijetuarit e dhunës seksuale, nga viktimat e luftës, e së fundmi edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe së fundmi edhe nga kryeministri Kurti. Duke mendu se dalja ime në skenë paraqet një figurë unifikuese, që në histroinë e saj ka kontribuar në kauza që i kanë kontribuar vendit”, deklaroi ajo.

“Pas diskutimit të gjatë me kryeministrin e kam marrë këtë përgjegjësi me bindje të plotë se do të jem një nga kandidatet e cila është kërkuar jo vetëm nga Qeveria Kurti por edhe nga partitë opozitare, të jetë person jo-partiak dhe i pavarur politikisht dhe nga shoqëria civile. Pranova me marrë këtë post me tejkalu edhe vetvetën për hir të stabilizimit të institucioneve dhe ecjen e Kosovës përpara. Ky kandidim nuk ka qenë ambicie për pushtet, vetëm përpjekje e sinqertë e kontribut për vendin tim, si person jo-partiak ti jep mundësi zgjedhjes së ngërçit politik që po kalon vendi”, tha më tej.

Kur u pyet se kush nga akterët ndërkombëtarë ia kërkoi kandidimin, ajo tha se ishin partnerët e ambasadës britanike në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit