Kuvendi i Kosovës është shpërndarë pasi ka dështuar ta zgjedh presidentin brenda afatit kushtetues.
Përkundër seancave për zgjedhjen e presidentit që u mbajtën tash e dy ditë, pozita e opozita nuk arritën të bien dakord për një marrëveshje.
Kësisoj, konform aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është shpërndarë.
Zgjedhjet pritet të caktohen brenda 45 ditëve.









