Murati “pleqnon” në Kuvend dhe nga aty nis fushatën: Delegatët e juaj s’po u përfaqësojnë, kur t’ua kërkojnë votën kujtojani këtë

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka dal në foltoren e Kuvendit derisa po presin deputetët e opëozitës për të ardh në sallë dhe për të votuar Presidentin.

Ai ka thënë se në këtë seancë do të duhej të kishte votim e jo diskutim, por ka thënë se dëshiron të vëj theksin tek ulëset e thata të depujtetëve të opozitës.

“Deputeti në këtë rast si funksion është i deleguar, përfaqësues i popullit përpara edhe iu kanë thënë delegat sepse si nxë 1 milion votues që të marrin vendime por qytetarët edhe votojnë për deputetët që ata të vinë e t’i përfaqësojnë ata. Në ditën më të rëndësishme kur deputetët që kanë marrë besimin e qytetarëve e do të duhej të ishin këtu të përçonin atë besim nuk i kemi”, ka thënë Murati.

Ai ka thënë se ulëset e thata nuk i përfaqësojnë qytetarët që i kanë votuar.

“Ju qytetarë që keni dhënë vota për ata deputet e po e sabotojnë republikën duek e cuar vendin në zgjedhje të gjithë duhet t’i pyesni ata sidomos tash nëse po shkojmë në zgjedhje e vinë sërish ua kërkojnë votën t’i pyesni pse t’u votojmë juve. Nëse ata s’po u përfaqësojnë juve cila është arsyeja që duhet me ju kërku votë e ju sërish me i votu këta?”, ka thënë Murati.

Ai ka përmendur edhe seancën për rishikimin e buxhetit që nuk u arrit të votohet në Kuvend.

“Ishin miliona euro për t’iu mbështeur juve. Kanë qenë deputetë e opozitës që kanë ftuar debat e kërkuan që Qeveria t’i mbështesë qytetarët, e cfarë ndodhi atë ditë kur pritej që një gjë e tillë të mos pengohej, nuk votuan”, ka shtuar Murati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit