Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku njoftoj se nuk marrin pjesë në seancën e thirrur për çështjen e presidentit.
Ai tha se nuk mund të bëhet një president që zgjedhet në formë “karate”.
“Sepse çka po kuptoj prej këtij procesi është shumë e qartë: që Kurti do një kundër-kandidat për njërin prej kandidatëve të tjerë, pra do kuorum që me zgjedh presidentin “karate”. E ne nuk mund të kemi President “karate”. Madje vetë fakti që një president do të jetë president “karate” tregon se s’duhet të jetë president”, tha Abdixhiku.
Ai shtoi se nënshkrimet nuk do t’i dorëzohen Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar se kjo parti nuk është institucioni përkatës për një proces të tillë.
“Nënshkrimet nuk dorëzohen te VV-ja, sepse VV-ja nuk është subjekt ku duhet t’i dorëzosh nënshkrimet. Po të ishte KQZ, do t’i kishim dorëzuar,” deklaroi Abdixhiku.
Kujtojmë se Kurti tha se nënshkrimet LDK-ja është dashur t`i sjell te ai ose të shefja e Grupit Parlamentar të VV-së.









