Kryeministri Albin Kurti është deklaruar lidhur me situatën e fundit për çështjen e presidentit.
Kurti në një konferencë për media kritikoi opozitën për lavdatat ndaj Feride Rushitit kur fitonte çmime, teksa tash po kërkojnë tërheqjen e saj si kandidate për presidente, shkruan Insajderi.
“Kur zonja Feride Rushiti nderohej me çmime, shumë deputetë opozitarë mburreshin me të. Ta zëmë, postime si ajo e ish-shefes së grupit parlamentar të LDK-së, zonjës Hykmete Bajrami, Vlora Çitaku. PDK lëre që nuk u mjaftua me refuzimin e pozitës së kryeparlamentarit, por sot doli përmes Vlora Çitaku duke kërkuar tërheqjen e zonjës Rushiti nga nomimini. Si është e mundur gjithë ato vargje për zonjën Rushiti dje, sot s’marrin as mundin të vijnë. Madje, duke dërguar edhe kërcënime ndaj një gruaje që gjithë jetën ka mbrojtur viktimat”, deklaroi ai.









