Kurti akuzon opozitën për bllokadë: Ne propozojmë, ata refuzojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka akuzuar opozitën për bllokim të qëllimshëm të institucioneve, duke theksuar se veprimet e saj përbëjnë mosnjohje të rezultatit zgjedhor.


“Opozita nuk ka tjetër qëllim, përpos bllokimit. Ajo është e interesuar vetëm për një gjë: bllokimin e qeverisjes tonë, e cila në këtë mandat ka pasur rezultate historike”, ka deklaruar Kurti.

Ai shtoi se bllokimi përmes seancave plenare nuk mund të interpretohet ndryshe:


“E gjithë kjo bllokadë përmes seancave plenare nuk mund të quhet ndryshe përpos mosnjohje e rezultatit zgjedhor”.

“Ne propozojmë, ata refuzojnë”, u shpreh ai.

Kurti theksoi se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja dhe se janë bërë përpjekje për të shmangur një situatë të tillë:


“Me bindjen e thellë që Kosovës nuk i duhen bllokadat dhe me besimin e plotë që Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, ne kemi bërë të gjitha përpjekjet që të mos shkojmë në zgjedhje”.

Ai gjithashtu kritikoi mungesën e opozitës në debat parlamentar:

“Dje ftuam debat parlamentar për situatën që ka ndodhur, por as në debat nuk erdhën. U detyruam ne të flasim me qytetarët. Në këto rrethana, me qëllim që vendit t’i japim president të ri, ofruam edhe dy propozime të reja, por ata i refuzuan”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit