Ukrainasja e refuzoi podiumin dhe fotot me garuesen ruse, shpërthen shqiptari i Kosovës: Kjo është e papranueshme

Presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, Astrit Hasani e ka qortuar sportisten ukrainase, Iryna Dombrovska, e cila refuzoi të bënte foto me sportisten ruse gjatë marrjes së medaljeve në podium.

Dombrovska i fitoi tri medalje të bronzta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, që u mbajt në Gjeorgji, por më pas refuzoi të bënte foto me sportisten nga Rusia, që po ashtu ishte medaliste, duke e shkaktuar një shpërthim nga ana e Hasanit.

“Kjo është e papranueshme, sepse ne jemi këtu në sport.

Sporti është mbi politikën në organizatën tonë. Faleminderit shumë”, i tha kreu i peshëngritjes evropiane garueses ukrainase, e cila megjithatë nuk e dëgjoi atë dhe e refuzoi foton me rusen.

Krejt kjo për faktin se këto dy vende janë në luftë tash e sa vite, me synimin e Rusisë për ta pushtuar Ukrainën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit