Një katërvjeçar ka vdekur në spitalin e Tiranës, pas tri ditësh që ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.
I mituri ishte dërguar në spitalin e Pogradecit pasi ishte goditur aksidentalisht me një gur në kokë nga motra e tij e mitur gjatë kohës që luanin në banesë.
Që prej asaj dite, 4 vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, nuk ka mundur të jetojë.
Nga policia është bërë referimi i materialeve në prokurori për veprime të mëtejshme që prej ditës kur fëmija u paraqit në spitalin e Pogradecit.









