Deputetja e VV-së, opozitës: A duhet të bëhet kuorumi këtu apo jashtë nëpër kafe si në të kaluarën?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila ishte pjesë e garës si kandidate për presidente para se të tërhiqej, ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj deputetëve të opozitës që po e bojkotojnë seancën.

Ajo ka thënë se përgjegjësia për çuarjen e vendit në zgjedhje bie mbi ata që po qëndrojnë jashtë sallës.

Kollçaku ka kërkuar që deputetët të kthehen në vendet e tyre të punës, duke ironizuar me vendndodhjen e tyre aktuale. Sipas saj, mandati i deputetit ushtrohet brenda institucionit dhe jo në ambiente private.

“A duhet të bëhet kuorumi këtu apo jashtë nëpër kafe si në të kaluarën? Kuorumi bëhet pikërisht me prezencën e tyre. Ejani në seancë! Kë po e akuzojnë? Neve që jemi këtu apo ata që me komoditet janë duke pushuar në ambiente ku nuk ishte dashur?”, deklaroi Kollçaku.

Ajo theksoi se raundi i parë dëshmoi mbështetjen e madhe që gëzon kandidatja tjetër, Feride Rushiti, dhe se dita e sotme është rasti ideal për të përmbyllur këtë proces pa pasur nevojë për destabilizim.

Kollçaku pyeti publikisht se kush po e bllokon vërtet shtetin dhe kush po tenton ta dërgojë Kosovën në zgjedhje të reja.

Ajo u kujtoi kolegëve opozitarë se nuk janë votuar për të qëndruar jashtë Kuvendit në momentet më kritike për vendin.

Deputetja e VV-së u shpreh optimiste se kjo ditë mund të përfundojë me një “vendim të bukur” – zgjedhjen e Presidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit