Një tjetër sulm i qenve endacak në oborrin e Klinikës së Ortopedisë në QKUK.
Një vajzë 15-vjeçare është sulmuar rëndë nga qentë endacak mëngjesin e sotëm tek hapësira e Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Një qytetare ka dërguar disa fotografi në redaksinë e Gazetës, duke treguar ngjarjen e cila e la vajzën 15-vjeçare me lëndime dhe trauma.

“Ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 07:20 tek hymja e Ortopedisë në QKUK. Vajza është në gjendje stabile, por është e traumatizuar”, ka thënë ajo.
Sipas saj vajza derisa ishte nisur për të shkuar në shkollë është sulmuar nga një grup prej rreth 15 qenve endacak.
Drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Dr. Naser Syla, e ka konfirmuar rastin për Gazetën Shneta. Ai ka thënë se vajza ka marrë trajtim mjekësor dhe gjendja e saj është stabile.
“Një vajzë, pas sulmit nga qentë endacakë, është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe është lëshuar për në shtëpi. Gjendja e saj është stabile”, ka deklaruar ai.












