Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

Në mesin e tensioneve dhe mungesës së kuorumit prej 80 deputetësh, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy emra për postin e Presidentit. Njëra nga kandidaturat është Feride Rushiti, një figurë emblematike e shoqërisë civile, e cila në votimin e mbrëmshëm mori mbështetjen e 63 deputetëve nga 64 sa ishin të pranishëm në sallë.


Ndonëse procesi po përcillet me debate të ashpra politike, vetë Rushiti ka zgjedhur të qëndrojë e matur.

Gazeta Insajderi ka tentuar të marrë një koment prej saj, por ajo ka qenë e paqasshme.

Megjithatë, mbështetja nuk ka munguar nga familjarët.

I afërmi i saj, Ybler Rushiti, ka shpërndarë një fotografi krah kandidates me mbishkrimin: “Krenar me ty motër”.


Feride Rushiti nuk është një emër i panjohur për publikun kosovar dhe atë ndërkombëtar.

Ajo konsiderohet si një nga mbrojtëset më të palodhura të të drejtave të njeriut në Kosovën e pasluftës.

Që nga viti 1999, si mjeke, ajo udhëheq Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), duke u bërë strehë dhe shpresë për mijëra viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

Rushiti ishte personi kyç që loboi për vite me radhë deri në njohjen ligjore të statusit të viktimave të dhunës seksuale, duke u siguruar atyre pensione dhe mbrojtje institucionale.

Në vitin 2018, ajo u nderua në Washington me çmimin prestigjioz “Gratë e Guximshme” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Së fundmi, në vitin 2025, ajo u nominua edhe për Çmimin Nobel për Paqe, si mirënjohje për punën e saj titanike me pasojat e traumës së luftës.

Sot me fillim nga ora 10:00 është vendosur që të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë, pas më shumë se gjysmë ore, asnjë deputetë nuk është parë në sallën e Kuvendit.

Kujtojmë se sonte në mesnatë përfundon afati për zgjedhjen e shefit të shtetit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit