Nga katedra e UP-së në garën për presidente – deputeti i VV-së prezanton profilin e Hatixhe Hoxhës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, ka prezantuar kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për presidente, duke vlerësuar përvojën e saj institucionale dhe angazhimin në shërbim të interesit publik.

Aliu theksoi se Hoxha ka qenë e përfshirë në periudha të rëndësishme të ndërtimit të institucioneve të Kosovës, si dhe në iniciativa të ndryshme në mbështetje të komuniteteve dhe qytetarëve.

“Zonja Hoxha, me profesion ligjëruese në Universitetin e Prishtinës dhe me propozim si deputete e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e vitit 2001-2004 dhe 2004-2007. Nga viti 2013 deri në 2017 ka qenë e angazhuar si këshilltare në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Bashkëthemeluese e shoqatës së autizmit, anëtare e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar dhe tani kryesuese e këtij këshilli. Një figurë me integritet, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit publik. Kontributi i saj në periudhat, në periudhat kyçe të ndërtimit të institucioneve të vendit, si dhe angazhimi i vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve, e bëjnë atë një kandidate të denjë në këtë detyrë dhe në këtë pozicion shtetëror”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit