Kanë kaluar më shumë se 20 minuta nga koha zyrtare kur ishte paraparë të niste seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, por procesi ende nuk ka filluar.
Siç shihet edhe nga pajmet salla e Kuvendit nuk është ende e mbushur.

Për më tepër, në pjesën ku janë ulur deputetët, vërehet vetëm prania e deputetëve nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i tyre, ndërsa ulëset e opozitës PDK, LDK, AAK janë aktualisht të zbrazëta.
Seanca është thirrur për sonte në orën 20:30, ku janë propozuar dy kandidatura nga radhët e grave.
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar emrat e Feride Rushitit dhe Hatixhe Hoxhës si dy opsionet për postin e të parit të shtetit.









