Ish-kryetari i Komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka reaguar me një koment të shkurtër politik në kohën kur në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Përmes një postimi publik, Tahiri ka rikthyer në vëmendje emrin e Vjosa Osmani si alternativë për postin e kreut të shtetit.
“Pse jo Vjosa Osmani!”, ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se vazhdon ta konsiderojë Osmanin si figurë të pranueshme për presidencën.
Në të njëjtin reagim, Tahiri ka kundërshtuar edhe pretendimin që Hatixhe Hoxha të shihet si kandidate e pavarur.
“Pse znj. Hatixhe Hoxha, ajo nuk është kandidate e pavarur. Ajo ishte kandidate në listë të partisë në pushtet!”, ka deklaruar Tahiri.









