Duket se gjatë një bisede më parë, Moza i ka thënë Adit për një fjalë sllave që ai kishte mundësi ta dinte, ndërsa Adi është nervozuar për këtë gjë, duke e lidhur me serbishten.
Duket se Moza e kishte fjalën për shkak të kufirit dhe se shumë fjalë sllave përdoren nga shqiptarët, pasi edhe prindërit kishin mësuar në shkollë kohë më parë dhe Adi mund ta dinte.
Moza: këtë fjalën sllave që po diskutonim dje, mos je ankuar gjë ti?
Adi: Jam ankuar shumë.
Moza: Ou?
Adi: Po.
Moza: Po ç’më vjen nga mbrapa, atëherë kur qenke i pakënaqur, pse s’e debatove me mua
Adi: Nuk dua t’i debatoj këtu ato, dua t’i debatoj në sy të shqiptarëve
Moza: Atëherë ti vjen tek unë që të mjelësh ndonjë konflikt dhe të bësh atje, çka do të debatosh me atë ti, se s’e kuptova
Adi: Veç të ma shpjegosh pse më the mua: “Ti e kupton që është gjuhë sllave”.
Moza: Po ajo do të thotë “dreq”.
Adi: O ti, kur unë thashë së pari, unë thashë për humor “po unë e kuptova”. Dhe ti the “po e di që e kupton se është gjuhë sllave”.
Moza: Po sepse je komshi atje dhe thashë kush e di, se shumë nga ju…
Adi: Unë jam komshi me Shqipërinë.
Moza: Dakord, por shumë vetë nga ju e dinë serbokroatishten, edhe babai im e dinte.
Adi: Po, edhe babai im e di, se të gjithë moshatarët kanë qenë në ish-Jugosllavi, ka kryer ushtri në Kroaci.
Moza: Pse hap subjekt politik ti kot më kot, për një fjalë, kjo është çështje linguistike, s’ka të bëjë fare me politikën.
Adi: Pse unë me ditë gjuhën sllave?
Moza: Ua po gjuhët janë kulturë, kulturat nuk janë politikë.
Adi: Çfarë kulture gjuha sllave, çfarë kulture ta di unë gjuhën sllave.
Moza: Po mos e hap këtë temë se del shumë keq, gjuhët s’kanë të bëjnë fare, popujt dhe kulturat kanë vlerë.
Adi: Ti më the “e kupton se është gjuhë sllave”, unë komshi e kam Shqipërinë.
Moza: Ore babai im dinte serbo-kroatisht, edhe i yti e di.
Nuk dihet nëse reagimi i Adit ka qenë i qëllimshëm për të marrë më shumë vëmendje brenda formatit.
Megjithatë, ai ka marrë një numër të madh komentesh negative nga shikuesit, të cilët e kanë cilësuar si një person që kërkon vëmendje nga Moza dhe që nuk po e kuptonte qartë atë që ajo po shpjegonte.
Ndërkohë, në videon e publikuar nga “Ferma VIP”, Moza është vlerësuar nga ndjekësit si intelektuale dhe e kulturuar.









