Konjufca për Qosjen: Ishte një nga intelektualët, shkrimtarët, veprimtarët më të rëndësishëm të kombit tonë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka vlerësuar figurën dhe veprën e akademikut. Rexhep Qosja, në seancën e veçantë të mbajtur në Kuvendin e Kosovës në nderim të tij.


Konjufca e cilësoi Qosjen si një nga figurat më të rëndësishme intelektuale të kombit, duke theksuar se veprimtaria e tij ishte e udhëhequr nga ideali i lirisë kombëtare.

“Ai ishte një nga intelektualët, shkrimtarët, veprimtarët më të rëndësishëm të kombit tonë.

Çdo krijues përshkohet nga një princip suprem qëllimor i cili është forca e vërtetë shtytëse e veprimtarisë së tij. Por cili ishte principi i Qosjes?

Elani i tij ishte liria kombëtare. Prandaj gjithçka që prodhoi e ka formën e luftës kundër shtypjes.

E lufta është strategji. Bazamenti i saj i parë, shtresa e themelit, është vetëdija. Mbi të pastaj ndërtohet e sigurt ngrehina e shtetit kombëtar.

Në këtë kuptim, me të drejtë u tha edhe këto ditë që ai është rilindësi i fundit. Qosja besonte se, duke qenë një komb i rrënjosur në gjuhë, unifikimi gjuhësor i shqiptarëve ishte procesi i domosdoshëm i unitetit të vetëdijes kombëtare”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit