Haxhiu për Qosjen: Në veprat e tij e solli njeriun përballë frikës, pushtetit, padrejtësisë dhe dilemave të kohës sonë

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të hënën seancë të veçantë në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e akademikut, Rexhep Qosja.


Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, vlerësoi kontributin e Qosjes në kulturën dhe mendimin shqiptar, duke theksuar rolin e tij në ndërtimin e vetëdijes historike dhe intelektuale.

“Njëri nga njerëzit që e shndërroi kulturën shqiptare në hapësirë mendimi, polemike dhe vetëdije dhe përgjegjësie historike. Rexhep Qosja jetoi dhe krijoi në një kohë kur shqiptarëve u kërkohej vazhdimisht ta dëshmonin gjuhën, historinë, përkatësinë dhe të drejtën e tyre politike. Kësaj kohe ai u përgjigj me vepra, me studime, polemika, qëndrime publike dhe me një disiplinë intelektuale që rrallë shihet në jetën tonë publike. Ai e ndërtoi mendimin e tij mbi vlerat e Rilindjes Kombëtare, mbi trashëgiminë iluministe evropiane, mbi humanizmin dhe mbi figurat që shqiptarëve u dhanë drejtim historik. Si shkrimtar ai dëshmoi se letërsia mund të jetë njëkohësisht art dhe ndërgjegje. Në veprat e tij artistike, e solli njeriun përballë frikës, pushtetit, padrejtësisë dhe dilemave të kohës sonë. Akademik Qosja e nxori studimin e letërsisë shqipe nga kufijtë e një disipline të ngushtë dhe e lidhi me pyetjen më të madhe të kohës së tij: si mbahet gjallë vetëdija e një populli të ndarë, të shtypur dhe të detyruar të mbrojë edhe gjuhën, edhe historinë, edhe të drejtën e vet politike”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit