Rogerti në Post Big Brother: Juela më ka bërë gruan xheloze

Pak para finales së madhe të Big Brother VIP Albania, një deklaratë e Rogertit ka ndezur diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë, duke sjellë reagime të menjëhershme nga banorët e tjerë.

Gjatë një bisede në shtëpi, Rogerti kishte pranuar hapur ndjenjat e tij të dikurshme për Juelën, duke theksuar se, megjithëse ka pasur pëlqim, është frenuar për shkak se është i martuar.

Pasi këto deklarata u rikthyen në post Big Brother, Juela u shfaq e habitur, duke lënë të kuptohet se mund të jetë keqkuptuar situata.

Por Rogerti reagoi menjëherë, duke i kthyer përgjigje me ton ironik dhe pyetje retorike.

Juela: Nga klipi i fundit duket sikur kënga ime duket si dedikim për Rogertin… po ti pse u përlote?

Rogerti: Sepse ti sakrifikove.

Juela: Unë isha shumë e lumtur që ishe në finale.

Rogerti: Nuk më ke mbrojtur aq shumë sa duhej, Livia më ka mbrojtur më shumë.

Ledioni: Nëse nuk do të ishe i martuar a do të kishe pëlqim për Juelën?

Rogerti: Patjetër o vëlla, më ka bërë gruan xheloze. Ajo ka takuar gruan time dy herë në kafe.Juela: Ai është shprehur gabimisht.

Rogerti: Kush është shprehur gabimisht moj?

Juela: Ai mua nuk më pëlqen në atë aspekt, si njeri më pëlqen shumë.

Debati mes tyre ka vijuar të komentohet gjerësisht, duke u bërë një nga momentet më të përfolura të ditëve të fundit të formatit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit