Deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, i është dhimbsur shefi i saj, Albin Kurti, lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
Matoshi ka ironizuar me opozitën, duke parashtruar pyetje nëse do të ishte e pranueshme që në ofertë të presidentin të përfshiheshin terminalet doganore dhe qindra hektarë tokë.
“Folni loçka se kerkush s’pe din çka po doni. A more Binush po me dhimesh me kond je tu pase pune”, është shprehur Matoshi.
PDK ka refuzuar propozimin e kryeministrit Kurti, që të propozohen tre emra koncensualë për president, teksa LDK ka thënë se përmes marrëveshjes politike mund ta propozojnë Vjosa Osmanin.










