Qeveria e Kosovës ka njoftuar për mbajtjen e një mbledhjeje elektronike përgjatë së dielës.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, bëhet e ditur se është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr.24/11, të datës 20 prill 2026, për emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës”, thuhet në komunikatën për media.









