Profesori: Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë tradhti ndaj Kosovës, partitë të zgjedhin Presidentin menjëherë

Profesori Fahri Mahalla ka bërë thirrje për unitet politik në Kosovë, duke kërkuar nga partitë që të shmangin zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe të arrijnë një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Sipas tij, kjo është një mundësi që partitë politike të rrisin përkrahjen qytetare përmes kompromisit dhe përgjegjësisë shtetërore.

Mahalla theksoi se partitë shqiptare kanë shansin të rrisin përqindjen e tyre në zgjedhjet e rregullta nëse arrijnë një marrëveshje për Presidentin, ndërsa paralajmëroi se në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, humbjen më të madhe do ta pësojë LDK-ja.

“Partitë politike shqiptare të Kosovës tani e kanë shansin të rrisin përqindjen e tyre në zgjedhjet e rregullta, nëse bëjnë marrëveshje për zgjedhjen e Presidentes apo Presidentit të Kosovës,” u shpreh ai, duke shtuar se “ato parti që duan të shkojnë në zgjedhje në këtë kohë, nuk ia duan të mirën Kosovës”.

Ai apeloi që të gjitha subjektet politike, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, të bëjnë kompromis për hir të stabilitetit të vendit. Sipas tij, një zgjidhje e mundshme do të ishte që secila parti të propozojë kandidatët e saj për President, përfshirë edhe Vjosa Osmani nga LDK-ja.

Mahalla paralajmëroi pasoja të rënda në rast të dështimit për marrëveshje, duke thënë se deputetët që do të çonin vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme “do të mbahen mend ndër breza si deputetë jo të ndërgjegjshëm dhe jo kombëtarë”.

Ai shtoi gjithashtu se një situatë e tillë do të ndikonte negativisht edhe në raportet me shtetet mike, duke rrezikuar humbjen e besimit ndaj udhëheqësve të Kosovës.

Në fund të reagimit të tij, profesori Mahalla u shpreh me tone lutjeje: “Zoti i ndihmoftë përfaqësuesit e partive politike. Zoti i ndihmoftë përfaqësuesit e shtetit të Kosovës. AMIN.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit